Prindi ankohet që fëmija me sindromën Down nuk po i pranohet në shkollë

Tre prej katër fëmijëve të Astrit Kaqollajt nga fshati Llugë e Epërme e Decanit, janë duke e vijuar mësimin e normalisht.

Edhe fëmija i katërt e ka moshën për të shkuar në shkollë, por atij nuk i është mundësuar kjo në shkollën e fshatit.

Djali i tij, është me sindromën Down, dhe fillimisht e kishte dërguar në shkollën e një fshati tjetër, kjo pasi që në shkollën e fshatit, ishte tashmë një fëmijë me sindromën down.

“Unë pranova me dërgu fëmijën në Carrabreg në klasën e bashkëangjitur e ata më premtun që vitin tjetër kemi me pru fëmijën në shkollën në vendin e tij. Vjet prap u mbajt komisioni e thanë që fëmija duhet me shku në shkollën e bashkëangjitun e unë nuk pranova, u ankova në shoqatën e Sindromit Doën e ata më thanë që fëmija bën të dërgohet në klasën me nxansa të rregullt. E kta prej tmerrimit ma dërgun vendimin që fëmija është agresiv ndërsa në klasën e parë kur ka nejt unë e kam vendimin nga mësuesja që fëmija nuk ka shfaq shenja agresiviteti pastaj mkanë thanë me shku te psikologu e ai mka thanë që fëmija mundet me shku në klasë të rregullt me asistent”, ka deklaruar Astrit Koqollaj, prindi i fëmiut.Madje Kaqollaj për të ia vazhduar djalit mësimin, në mungesë të asistentës ka qëndruar ai me të në klasë.

“vitin që shkoj e kanë qu në Llukë të Ulët, ia kanë hjek asistentën e mkanë thanë që me largu fëmijën. Unë skam pranu e jam shku kam nejt vet me to. Kam nejt gjysmëvjetorin e parë edhe gjysmën e gjysmëvjetorit të dytë”, ka thënë ai.

Televizioni tentoi që të flet me udhëheqësit e shkollës së fshatit Llugë e Epërme por nuk ishin të gatshëm të deklarohen para kamerave.

Ndonëse prapa tyre ata thanë që këtë vit fëmija nuk ka pas mundësi të filloj mësimin për shkak se nuk është bërë vlerësimi I gjendjës së tij nga komisioni vlerësues që është përgjegjësi e drejtorisë së arsimit.Menjherë pas vizitës, mesazhi për formimin e komisionit për vlerësim të fëmijës i erdhi prindit, ndërsa takimi do të mbahet gjatë së premtes.

Në ndërkohë, Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, për këtë rast, kthyen një përgjigje me shkrim, ku janë munduar të arsyetojnë vonesën në krijimin e komisionit vlerësues, duke kritikuar edhe prindin e tij për format e zgjedhura e mos-bashkëpunimin me ta.

“Në muajin gusht 2023, komisioni për vlerësimin e fëmijëve NVA duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ MASHT Nr. 20/2023, ka ftuar prindin me dergu A.K me berë rivlerësimin  për vitin shkollor 2023/24, por prindi ka thenë (se është në bjeshkë dhe në fillim të muajit shtator 2023 vi, dhe ju njoftoj dhe e bejmë rivlerësimin e fëmijut).Komisioni datë 08.09.2023 ora 09:00 ka lenë takim me berë rivlerësimin e fëmijut. Na vije shumë keqë që prindi A.K nuk po e kupton realitetin e fëmijut, dhe as një here deri më sot nuk ka bashkëpunuar qoftë më zyrtar të DKA-së, drejtor shkollav, mësues klase, asistente për femijë, por po gjenë këto rrugë për ti fyer zyrtarët në fjalë për vite më radhë”.

Me ankesat e prindit në këtë rast, janë marrë organizata “Doën Sindrome Kosova”, e cila numëron afër 10 mijë anëtarë./dukagjini