Ish-ambasadori Delawie u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie u ka bërë thirrje Spanjës, Qipros, Rumanisë, Sllovakisë e Greqisë që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se me këtë akt do të kontribuonin për paqen e qëndrueshme në Ballkan, raporton Zeri.info.

Një qëndrim të tillë e shpalosi përmes një postimi në Twitter, ku ndër të tjera shkroi se “Është padyshim koha që Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan”. /Zëri