Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po bëhet barrë për ndërgjegjen e botës demokratike, thotë Rama

Janë bërë më shumë se dy vjet që kur ish-krerët e UÇK-së janë duke u gjykuar në Hagë, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte ndaj civilëve.

Por, sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ashpër pas deklaratave të “Human Rights Watch”, Frederick Abrahams se në raportin e tij për vrasjen e civilëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka cituar mediat serbe për “ndalime dhe abuzime” në vitin 1998, raporton Zeri.info.

Ai ka thënë se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike.

“Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte”, shkroi ai në Facebook. /Zëri