Pleshina bëhet me fushë sportive, Aliu: Investimi në infrastrukturën sportive, i domosdoshëm

Kryetrari i Ferizajit, Agim Aliu ka njoftuar se edhe fshati Pleshinë është bërë me fushë të re sportive.

Ai ka thënë se investimi për infrastrukturën sportive është investim për të rinjtë, sportistët e sportdashësit, raporton Zeri.info.

Aliu ndër tjera tha se një infrastrukturë e mirë ua mundëson të rinjëve që të kultivojnë talentet e tyre sportive.

“Investimi për infrastrukturën sportive është investim për të rinjtë, sportistët e sportdashësit, që të kultivojnë talentet e tyre sportive. Në planin e investimeve në terrene sportive përfunduam edhe fushën e sportit në fshatin Pleshinëqë t'i shërbej të gjithë sportistëve e adhuruesve të sportit nga i gjithë Ferizaj”, shkroi ai në Facebook, ku bashkëngjiti edhe disa fotografi të kësaj fushe sportive. /Zëri