Halimi thotë se me programin “Rruga e Re”, propaganda zëvendësohet me zgjidhje

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi është shprehur e lumtur për finalizimin e programit politik të partisë së saj të quajtur “Rruga e Re”.

Ajo ka thënë se ky projekt është një kauzë e madhe për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, shkruan Zeri.info.

Halimi ndër tjera u shpreh se përmes këtij programi synohet që propaganda të zëvendësohet me përgjegjshmëri dhe zgjidhje të problemeve të qytetarëve.

“‘Rruga e Re’është përkushtimi për një shoqëri të lirë e të hapur, ku vendin e propagandës e zë përgjegjësia, për të ofruar zgjidhje të problemeve të qytetarëve; është rrugëtim drejt së ardhmes, drejt një mendësie qytetare, e cila lë pas gjuhën e urrejtjes, si në ditët me shumë dritë të LDK-së rugoviste, që nuk do ta ndajë shoqërinë kosovare në ‘ne’ dhe ‘ata’, por do ta unifikojë në pluralitet mendimesh e veprimesh politike”, thuhet në reagimin e saj.

Zëdhënësja e LDK-së ka thënë se duhet të punohet për emancimin e mirëqenie dhe që Kosova të rreshtohet nga vendet që u paraprinë Amerika. /Zëri