Osmani pas takimit me Stoltenbergun: Përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg.

Osmani tha se në këtë takim ka përsëritur përkushtimin e madh që ka Kosova për anëtarësim në NATO, raporton Zeri.info.

“Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO.

Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur!”, shkroi ajo në Facebook. /Zëri