Al Pacino ndahet nga partnerja 54 vite më e re pas lindjes së djalit të tyre

Një vjeshtë e vështirë po vjen për Al Pacinon, pasi tre muaj pas ardhjes së djalit të tij, ai është ndarë nga partnerja Nour Alfallah. Në fakt, 29-vjeçarja ka depozituar në një gjykatë në Los Angeles një kërkesë për kujdestarinë e plotë fizike të fëmijës së tyre tre muajsh si dhe për përcaktimin e marrëdhënies prindërore me Al Pacinon.

Megjithatë, përkundër faktit se Nour Alfalah dëshiron kujdestarinë e djalit të tyre, ajo është e gatshme t’i japë “të drejtat për ta vizituar” 83-vjeçarit dhe ka kërkuar kujdestarinë ligjore që do t’i japë atij të drejtën e fjalës në vendime të rëndësishme, siç është shkollimi dhe kujdesi mjekësor. Ajo po ashtu kërkon që aktori të paguajë shpenzimet e saj gjyqësore dhe çdo shpenzim tjetër gjyqësor.

Noor përfshiu gjithashtu një kopje të një “deklarate të përgjegjësisë prindërore” të nënshkruar, e cila dëshmon se Al Pacino është babai biologjik i Roman Alfala Pacino. /abcnews