IPK-ja rekomandon suspendimin e policëve që futën vajzat në veturë në Ferizaj

Në media ka qarkulluar dje një video, ku shihen dy vajza teksa hyjnë në një veturë të Policisë së Kosovës.

E Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarët policorë për 72 orë, raporton Zeri.info.

“IPK ka rekomanduar suspendimi për 72 orë të 3 zyrtareve policor nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një video incizim I cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës”, thuhet në komunikatë.

IPK-ja po ashtu ka suspenduar edhe një zyrtar policorë në Kamenicë, i cili dyshohet se derisa ka qenë në detyrë dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. /Zëri