Policia e shpall në kërkim një person të dyshuar për grabitje

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim një të ri i cili dyshohet për një rast të grabitjes.

Policia ka njoftuar se njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Sipas policisë, personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, grabitje të ndodhur me datën 24.08.2023 , në rrugën "UÇK" në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri