Rama nga Estonia: Shumë shpejt Prishtina do të bëhet anëtare e OGP-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është duke marrë pjesë në Samitin Global të Open Government Partnership, në Estoni.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se pas shumë takimeve që ka zhvilluar, ka marrë zotime se shumë shpejt, siç u shpreh ai, kryeqyteti do të bëhet anëtar i kësaj iniciative globale, ndërsa sipas tij aplikimi është bërë, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Në Tallinn të Estonisë, duke marrë pjesë në Samitin Global të Open Government Partnership.

Pas shumë takimeve, kam marrë zotime se shumë shpejt Kryeqyteti do të bëhet anëtar i kësaj iniciative globale dhe tashmë kemi aplikuar.

Open Government Partnership është një iniciativë me pjesëmarrje të 75 shteteve dhe 104 komunave e shumë organizatave të shoqërisë civile për të promovuar qeverisje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme.