Kamioni përplaset me autobusin e shkollës, plagosen 49 fëmijë në SHBA

Një autobus shkolle është përplasur kokë më kokë me një kamion në SHBA.

Dyzet e nëntë fëmijë u dërguan me urgjencë në spital. Incidenti ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shoferi i kamionit ka pasur një problem shëndetësor, i cili ka shkaktuar dhe aksidentin.

Ndërkohë, policia po heton për shkakun e ngjarjes. /abcnews