Fillon shitja e biletave për tifozët kosovarë për ndeshjen Rumani – Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar tifozët e Kosovës se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese ndaj Rumanisë.

Kosova do të luajë në udhëtim te Rumania, më 12 shtator, nga ora 20:45, në “National Arena” të Bukureshtit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Për këtë ndeshje FFK-ja ka njoftuar se tifozët e Kosovës nga tani mund t’i blejnë biletat e tyre për sektorin ku i takon.

Njoftimi i FFK-së, pa ndërhyrje:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat (për sektorin e tifozëve të Kosovës) për ndeshjen Rumania – Kosova , në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më 12 shtator 2023, ora 20:45, në “National Arena” në Bukuresht të Rumanisë, sapo kanë dalë në shitje.

Ato mund t’i blini përmes platformës online duke klikuar në këtë LINK. /Zëri