“Netflix”-i zbulon se ç’do të shohim në sezonin e 6-të dhe të fundit të “The Crown”

Numërimi mbrapsht është për sezonin e gjashtë dhe të fundit të “The Crown”, me “Netflix”-in, duke zbuluar një pamje të asaj që do të vijë këtë sezon.

Sipas CNN-it, platforma e transmetimit publikoi në Instagram një foto që është një ftesë dasme, konkretisht ajo e Karolos dhe Camilës në vitin 2005.

“Pas gjashtë sezonesh, shtatë vitesh dhe tre kastesh, “The Crown” përfundon këtë vit. Këtu është një aluzion i asaj që do të vijë në sezonin tonë të fundi”, thuhet në mbishkrim.

Deri më tani, nuk dihet asnjë datë e publikimit për serinë, përveçse do të transmetohet në fund të vitit 2023.

Gjithashtu, bazuar në atë që dihet, seriali do të fillojë me vdekjen e Princeshës Diana dhe do të fokusohet në përpjekjet e Charles për të rindërtuar jetën e tij dhe për të rivendosur imazhin e tij publik.

Në fakt do të shfaqen edhe fëmijët e tij Princi William dhe Harry, si dhe Kate Middleton, ndërsa nuk dihet nëse do të shfaqet vdekja e Mbretëreshës Elizabeth. /abcnews

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Netflix UK & Ireland (@netflixuk)