Alarm i rrejshëm për një shpërthim bombe afër objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut

Një lajmërim i rrejshëm është raportuar sot rreth orës 09:15 në Policinë e Kosovës, nën dyshimet për bombë në objektin paralel afër Komunës së veriut të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, një informacion i tillë ka ardhur në Polici, mirëpo siç u shpreh ai rezultoi të jetë i rrejshëm.

Ndryshe, ditë më parë Komuna e Mitrovicës së Veriut kishte marrë vendim të shtyjë afatin për lirimin e ndërtesës në “Lagjen e Boshnjakëve”, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.