U rrahën e u therën me thika, dy persona përfundojnë në spital

Pas një mosmarrëveshjeje mes vete, tre persona janë përleshur mes armë të ftohtë thika, ku dy prej tyre kanë kërkuar edhe tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30 në Prizren raporton Zeri.info.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur mes vete ku dy nga ta kane kërkuar tretman mjekësor. Thika e cila dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu thuhet se me vendim të prokurorit njeri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri