Dyshohet se dhunoi një femër, arrestohet një person në Klinë

Policia në Klinë ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka kryer veprën “Dhunim” ndaj një femre.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 15:00, në Klinë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e ‘Dhunimit’ ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, sipas njoftimit, thuhet se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore. /Zëri