Tërmeti 6.2 shkallësh godet Kilin [video]

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.2 shkallësh magnitudë ka goditur veriun e Kilit, ku deri më tani nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale.

Qendra amerikane e Gjeologjisë ka njoftuar se tërmeti ka epiqendrën në 41 kilometra në jugperëndim të qytetit Coquimbo.

Ishte në një thellësi prej 41 kilometrash, kurse zyra kombëtare për situata emergjente në Kili nuk ka raportuar për të lënduar apo dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Megjithatë si pasojë e tërmetit të fuqishëm shumë qytete kanë mbetur pa energji elektrike, kurse tashmë kanë filluar të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale video të ndryshme të momenti kur dëgjohen dridhjet e para.

Në një video shfaqet një kafene me plot klientë, ku befasisht gjithçka fillon të lëkundet dhe ndërpritet furnizimi me energji elektrike.