Formula 1 e garave botërore të ujit vitin tjetër në Pogradec, thotë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën sot me një lajm të bukur në rrjetet sociale. Kryeministri shkruan se vitin e ardhshëm në Pogradec do të zhvillohet Formula 1 i garave botërore të ujit.

Rama postoi një video të garave me varka të shpejtësisë dhe shtoi se ky organizim është pararendëse i Formula 1 në garat me makina, që pritet të vijë në Elbasan pas pak vitesh.

“Në korrik të vitit 2024, 43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për shtatë ditë, sepse Shqipëria Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, shkruan Rama.

Ndryshe, edhe garat botërore të Formula 1 pritet të zhvillohen pas disa vitesh për herë të parë në vendin tonë, pasi Shqipëria veçse është duke rregulluar cirkuitin.