Lajçaku e Bislimi takohen në Bruksel në përgatitje të takimit Kurti – Vuçiq
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Takimi është zhvilluar në Bruksel, ndërsa sipas Laçakut ka qenë përmbajtësor në kuadër të përgatitjeve të takimit të nivelit të lartë mes kryeministrave që pritet të zhvillohet më 14 shtator, transmeton Zeri.info.
“Falënderoj zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për takimin e sotëm në Bruksel. Patëm një diskutim të gjatë dhe përmbajtjesor në përgatitje të takimit të nivelit të lartë për dialogun. Fokusi ynë kryesor është se si ta avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçaku në një postim në Twitter. /Zëri
Thanks to DPM @BislimiBesnik for meeting in Brussels today. We had a long and substantive discussion in preparation of next weekës High-level Dialogue Meeting. Our main focus was on how to advance normalisation of relations. pic.twitter.com/yfdUbvLWPP
— Miroslav Lajëk (@MiroslavLajcak) September 6, 2023