Gjykata refuzon paraburgimin, cakton arrest shtëpiak për mjekun Sami Delija

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër mjekut Sami Delijaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”

Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, transmeton Zeri.ifno.

“Masa e arrestit shtëpiak të pandehurit S.D i është caktuar në harmoni me nenin 181 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 lidhur me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 të KPPRK-së, ndërsa konform nenit 181 paragrafi 5 të KPPRK-së, në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit kundër të pandehurit S.D.,”

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se Delijaj i ka kërkuar 450 euro për ta operuar një pacientë në QKUK. /Zëri