Presidenti i Benficës zbulon se si Di Maria iu bashkua klubit
Presidenti i Benficës, Rui Costa, ka zbuluar se si Angel di Maria i është bashkuar klubit.
Costa tha se Di Maria nuk donte të dinte sa do të ishte rroga e tij, duke theksuar se ai nuk kërkoi as edhe një euro tjetër.
“Paga e Di Marías nuk kalon kufirin e pagës, ai erdhi pa asnjë bonus nënshkrimi”.
“Ai nuk donte të dinte se sa do të ishte rroga e tij, ai nuk kërkoi as një euro tjetër. Më tha: “Dua shumë të luaj për Benficën për çdo euro që do të më japësh”, u shpreh Costa.
Kujtojmë se sulmuesi argjentinas ka qenë pjesë e Benficës gjatë periudhës 2007-2010. Di Maria u rikthye te skuadra portugeze duke u larguar nga Juventusi.
Deri më tani, 35-vjeçari është paraqitur në katër ndeshje duke realizuar tri gola dhe dhuruar dy asistime. /Zeri.info
Rui Costa: "Di María’s salary doesn't go over the salary cap, he came without any signing bonus". ë
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 6, 2023
"He didn't want to know what his salary would be, he didn't even ask for another euro. He told me: ‘I really want to play for Benfica for any euro you’ll give me", via @B24PT. pic.twitter.com/wee56Xda9a