Opozita e shkarkon kryesuesin e Kuvendit Komunal në Shtime
Opozita në Komunën e Shtimes ka shkarkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal, Adnan Ademi, i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme, e mbajtur sot, me vota unanime.
Ademi është shkarkuar me 11 vota.
Arsye e shkarkimit të tij, sipas opozitës, janë gjuha joparlamentare dhe joetike, nepotizmi e shkeljet ligjore.