Estonia mbështet Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Gjatë punimeve të Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP), kryeministri Albin Kurti ka takuar kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Kryeministri Kurti ka thënë se me kryeministren Kallas kanë biseduar për situatën politike në vend dhe rajon.

“Tani në takim me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP). Biseduam për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të japë si anëtar në OGP”, shkroi kryeministri Kurti në Facebook.