Selena Gomez: Kam standarde për djemtë, më thonë “je e çuditshme” [video]

Nëse ka ndonjë mes nesh që ëndërron të ketë një lidhje me Selena Gomezin, duhet ta dijë se ajo ka disa standarde specifike dhe ia del shumë mirë.

Selena ishte e ftuar në podcast “Hits 1 LA”, ku foli për takimet dhe burrat. Një temë që ajo pëlqen dhe nuk e ka problem ta diskutojë, qoftë edhe në TikTok-in e saj.

“Unë mendoj se kam standarde dhe mendoj se jetoj në një botë ku djemtë ngatërrojnë standardet me 'je e çuditshme dhe po kërkon shumë“'. Kjo është diçka që ajo e përmend në këngën e saj të re “Single Soon”.

Ajo konfirmon se pikërisht kështu ndihet për veten dhe shtjelloi më tej standardet që ka dhe dëshiron nga lidhja e saj e radhës.

“Duhet të jesh i lezetshëm. Nuk e kam fjalën në kuptimin klasik që thonë të gjithë, por ji i sjellshëm. Më bëj të qesh dhe të trajtoj mirë familjen dhe miqtë e mi”.

Pavarësisht kësaj, aktorja - këngëtarja 31-vjeçare nuk po nxiton të hyjë në një lidhje, por e di se do ta bëjë kur të vijë e duhura.

“Mendoj se të gjithë e kalojnë atë fazë ku dëshirojnë të kenë një partner, por oh mirë, po e shijoj jetën time dhe ku jam tani. Dua të jem e lumtur dhe të vijë një burrë që do të shtojë diçka në jetën time, në vend që të jem personi i pasigurt që kam qenë dikur”. /abcnews