Shpërthimi i sistemit të gazit në Lipjan, gruaja në gjendje të rëndë

Një çift bashkëshortor ka pësuar lëndime si pasojë e djegieve nga shpërthimi i sistemit me gaz të ngrohjes.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në një shtëpi në një fshat të Lipjanit.

Burri dhe gruaja janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, tha për Klankosova.tv se gjendja e gruas është mjaft e rëndë.

“Një paciente (grua) është sjellë dje pasdite për trajtim në Mjekimin Intensiv. Lidhur me gjendjen e saj, ajo është mjaft e rënduar si shkak i djegieve. Ka djegie të mëdha”, tha Uka.

“Derisa burri do të sillet sot për trajtim në Intensive nga Qendra Emergjente. Lidhur me gjendjen e tij mund t’ju tregojë pasdite”, theksoi ai.