Drejtori i Getafes shpjegon transferimin e Greenwoodit

Drejtori sportiv i Getafes, Ruben Reyes, ka shpjeguar pse klubi vendosi të nënshkruajë me Mason Greenwoodin në formë huazimi nga Manchester Unitedi.

Unitedi njoftoi se Greenwoodi do të largohej nga “Old Trafford” në gusht, duke i dhënë fund një hetimi të brendshëm gjashtëmujor. Lojtari u pezullua në janar pasi u arrestua.

Ai u akuzua për tentativë përdhunimi, kontroll dhe sjellje shtrënguese dhe sulm që shkaktoi dëme trupore në tetor 2022, me Prokurorinë që vendosi të pushojë procedimin penal kundër tij si “një kombinim i tërheqjes së dëshmitarëve kryesorë dhe materialeve të reja që dolën në dritë do të thoshte se nuk kishte më një perspektivë realiste për bindje”.

Greenwoodi ishte i lidhur me një varg klubesh, duke përfshirë Lazion dhe Beshiktashin, pasi Unitedi konfirmoi se ai po largohej, por ai përfundimisht nënshkroi për skuadrën e La Ligës, Getafen në ditën e fundit dhe iu prezantua mbështetësve të martën mbrëma.

Gjatë kësaj ngjarje, Reyesi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Pasi u pyet në lidhje me vendimin e klubit për të nënshkruar me Greenwoodin, ai tha: “Ai është dënuar nga kushdo që duhet ta bëjë këtë, që është gjyqtar. Ky është autoriteti më i lartë absolut, apo jo?”.

Megjithatë, çështja e Greenwoodi nuk shkoi kurrë në gjykatë, pasi Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës ndërpreu procedurat.

Reyesi vazhdoi: “Ne, siç them gjithmonë, kemi nënshkruar vetëm lojtarë me mundësi për t’u nënshkruar. Si Mason, [Diego] Rico dhe Oscar [Rodriguez] ne konsiderojmë se ata ishin nënshkrime të mira që Getafe të kompletonte skuadrën tonë. Skuadër me lojtarë që njihni, që kanë ADN-në tonë dhe që janë marka e shtëpisë që ky klub të mbahet çdo vit. Është shumë e rëndësishme. Të jesh në gjendje të shtosh këto pjesë për këta kolegë që kanë dhënë performancë në vitet e fundit është një gëzim për ne”.

Mbetet të shihet se kur Greenwoodi do të bëjë debutimin e tij në Getafen. Ai nuk luajti ndeshje që nga janari 2022. /Zeri.info