Investimet gjermane në Kosovë: Për 6 muaj, mbi 90 milionë euro

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare thotë se investimet huaja direkte të këtij vendi në Kosovë për gjashtëmujorin e parë këtij viti kanë kapur vlerën e 92 milionë eurove.

Sipas OEGJK-së, eksportet e Kosovës në Gjermani deri më sot kanë arritur mbi 50 milionë euro.

“Investimet e huaja direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro”, thuhet në njoftim.

“Në anën tjetër eksporti i produkteve kosovare në Gjermani në 7-mujorin e parë të këtij viti ka mbërritur 52 milionë euro, përballë importit nga Gjermania në Kosovë me 414 milionë euro”, përfundon OEGJK-ja.