Një i mitur ther me thikë shokun e tij në Gjakovë

Një i mitur është arrestuar pasi pa dashje ka therur me thikë shokun e tij (i mitur).

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 07:50, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, thika e cila dyshohet se është përdorur është sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, nën dyshimin se duke luajtur, pa dashje, e ka therur me thikë shokun e tij, viktimën mashkull kosovar, i mitur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, thika e cila dyshohet se është përdorur është sekuestruar”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.