Amrabati dërgon mesazh tifozëve të Man Utd

Sofyan Amrabat zbulon se është i nderuar dhe kaq krenar në një mesazh për tifozët e Manchester Unitedit pas vulosjes së huazimit nga Fiorentina.

Mesfushori qëndroi dhe më në fund korri dividentë për durimin e tij pasi iu bashkua Unitedit në ditën e fundit në një marrëveshje huazimi me vlerë 10 milionë euro me një opsion për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme verën e ardhshme për 25 milionë euro. 

Agjenti i tij zbuloi se ai refuzoi disa klube të tjera, duke përfshirë Liverpoolin, për të bërë një lëvizje në Old Trafford dhe tani lojtari u zotua "”ë japë absolutisht gjithçka për të mbrojtur këtë simbol” në një mesazh të përzemërt për tifozët.

Amrabat shkroi: “I nderuar dhe kaq krenar që bashkohem me këtë klub të madh, një klub plot histori dhe pasion! Është një ëndërr të përfaqësosh këtë fanellë dhe unë do të jap absolutisht gjithçka për të mbrojtur këtë simbol. Mezi pres të shkel fusha në Teatrin e Ëndrrave, shtëpia ime e re. Faleminderit të gjithë fansave për pritjen e ngrohtë, le ta bëjmë këtë një sezon për t'u mbajtur mend! @manchesterunited". /Zeri.info