Kurti për armët e konfiskuara në Zveçan: Një tjetër fitore për rendin, ligjin dhe sigurinë

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se armët e konfiskuara në një shtëpi në Zveçan nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i, janë një tjetër fitore për rendin dhe ligjin.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se armët e sekuestruara kishin për qëllim shpërndarjen tek bandat e dhunshme, transmeton Zeri.info.

“Një tjetër fitore për rendin, ligjin dhe sigurinë: Sot Policia e Kosovës, me prezencë të KFOR-it bastisi një depo armësh në Zveçan që përdorej për të kontrabanduar armë në Kosovë për t’ua shpërndarë bandave të dhunshme. U konfiskuan armë të tipit ushtarak, si pushkë automatike, granata dore dhe ekspozivëe”, shkruan Kurti.

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës në një konferencë për media ka prezantuar armët e sekuestruara, ndërsa ka thënë se deri tani nuk ka të arrestuar për rastin, por vetëm të dyshuar. /Zëri