Një ndërkombëtar do të dëshmojë në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Një dëshmitar ndërkombëtar do të dëshmojë në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennet. Ai tha se seanca do të jetë e hapur.

“Dëshmitari i radhës është një dëshmitar ndërkombëtar i cili do të paraqitet pa masa mbrojtëse. Procedimet kanë rifilluar dhe transmetimi do të rifillojë në orën 15:15”, tha Bennetti për Reporterin.

Sot gjatë ditës vazhdoi dëshminë e tij Agim Idrizi, i cili tha Enver Axhami dhe familjarë të tij e kanë rrahur atë.

Idrizi ka akuzuar Axhamin se në emër të UÇK-së i ka rrahur të afërmit e tij.

Tutje, ka treguar për problemet familjare.