Jeton Zarari shkarkohet nga pozita e drejtorit të Spitalit të Gjakovës

Jeton Zarari është shkarkuar nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Gjakovës.

Kështu ka vendosur Komisioni Disiplinor i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar.

Kjo u konfirmua nga SHSKUK-ja, ku javë më parë Spitali i Gjakovës, shkaku i temperaturave të larta, i kishte ndërprerë operacionet.

Për shkak të këtij vendimi, Zarari ishte dërguar në komision disiplinor.

Para tij, në pozitën e ushtruesit të detyrës ishte Hilmi Shala. /klankosova