“Jam i VV-së, i Kurtit, na ka ardhë prej qielli”: Krasniqi me video për dëshmitarin kundër krerëve të UÇK-së

Një dëshmitar i mbrojtur, kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, deklaroi në Speciale se “është i Vetëvendosjes, i Albin Kurtit”.

Frashër Krasniqi i PSD-së, përmes një videoje, ka komentuar këtë ngjarje.

“Ky dëshmitar thotë se unë jam tash me Vetëvendosjen dhe Albin Kurti na ka ardhë prej qielli. Plot njerëz kanë me thënë çka ka lidhje kjo me Vetëvendosjen, se nuk mundet VV-ja me kufizua kush është me VV-në. Unë nuk po them që VV-ja e ka çua atje, se nuk kam fakte për këtë, po problemi është më i madh se me pas çua atje, problemi është se çka përfaqëson sot politikisht Vetëvendosja, të tilla që disa njerëz të caktuar po iu doket që ka ardhë prej qielli”, thotë ai.

Ndiqni videon e plotë: