Gjatë përmbytjeve në Spanjë një 10-vjeçar mbijeton duke u kapur për peme, qëndroi aty gjithë natën

Një djalë u ka mbijetuar përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë duke u ngjitur në një pemë dhe duke qëndruar aty gjatë gjithë natës.

Sipas mediave të huaja, autoritetet thanë se makina e familjes së tij kishte përfunduar në një lumë dhe babai i djalit ishte ende i zhdukur.

Si pasojë, 10-vjeçari po trajtohej për hipotermi, raportojnë mediat spanjolle, raporton telegrafi.

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi reshjet rekord shkaktuan përmbytje në Spanjën Qendrore, sipas policisë.

Urat u shkatërruan dhe rrugët u kthyen në lumenj balte në rajonet më të goditura në jugperëndim të Madridit.

Në një pjesë rurale të kësaj, familja e djalit ishte përpjekur të shpëtonte nga përmbytjet kur makina e tyre u tërhoq zvarrë në lumë, ka thënë kreu i rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso.

“Djali i gjorë e kaloi gjithë natën në një pemë”, tha ajo.

Ndërsa Garda civile e Spanjës ka bërë të ditur se nëna dhe motra e djalit ishin gjetur, por shërbimet e shpëtimit janë ende në kërkim të babait të tij.