Rikthimi në qeverisje, LDK-ja mban takim “të fshehtë” me strukturat e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një takim me strukturat e partisë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, për të finalizuar programin e partisë.

Në këtë takim po merr pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndonëse nuk është bërë publik as vendi dhe as koha, Telegrafi ka mësuar që LDK-ja ka organizuar një mbledhje dyditore në një ambient formal dhe të përshtatshëm për organizime të tilla.

Telegrafi ka siguruar fotografi nga ky takim që LDK-ja po mban me ekspertët e saj, pa praninë e mediave.

Ndryshe, Abdixhiku kohë më parë kishte zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve, mediave, shoqërisë civile dhe profile të ndryshme për të diskutuar me ta për situatën politike aktuale në vend.

Zyrtarët e LDK-së kanë deklaruar se nuk do të rrinë duarkryq kundrejt politikave të Qeverisë dhe se do të finalizojnë strategjinë për t’u rikthyer në qeverisjen e vendit.