Mbi 20 të lënduar pasi një automjet u përplas dhe “u fut i tëri” në një restorant në Teksas
Një numër jo i vogël njerëzish janë lënduar pasi një automjet u përplas në restorantin Denny në Teksas, tha policia.
Sipas mediave të huaja, automjeti kaloi nëpër murin e ndërtesës, paraditen e së hënës, sipas Departamentit të Policisë Rosenberg.
Policia tha se mori telefonata të shumta për incidentin rreth orës 11:22.
Dhe disa pamje të publikuara tregonin se automjeti ishte plotësisht brenda restorantit i rrethuar nga mbeturinat.
Njëzet e tre persona brenda restorantit pësuan lëndime nga të lehta në të rënda, ka bërë të ditur policia.
Të gjithë u transportuan në spitalet lokale me ato që dukej të ishin lëndime jo të rrezikshme për jetën, thanë autoritetet.
Shoferi nuk u lëndua, ka thënë më tej policia.
“Hetimi për shkakun e aksidentit është duke vazhduar në këtë moment”, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Rosenberg.
Dennys ndodhet përgjatë një rruge ballore të autostradës jugperëndimore në Rosenberg, një qytet rreth 35 milje në jugperëndim të Houston. /Telegrafi
Nearly two dozen people—ranging in age from 12 to 60 years old—were hurt after an SUV crashed into a Denny’s restaurant near Houston, Texas. Authorities are investigating the incident, which happened right before lunch time. @ABCMireya reports. https://t.co/5XHeD797G5 pic.twitter.com/08F5PnEDFs
— World News Tonight (@ABCWorldNews) September 5, 2023