Arrestimi i mjekut që dyshohet për marrje ryshfeti, Policia tregon se çka sekuestroi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mjekun që u arrestua të hënën nën dyshimet për marrje të ryshfetit.

Në raportin ditor thuhet se në cilësi të provave janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon dhe disa pajisje mjekësore.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

MARRJE RYSHFETI

Prishtinë, 04.09.2023 – 11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shumë e te hollave, një telefon celular, si dhe disa pajisje mjekësore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri