Mot vjeshtor, vranët e me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende reshje shiu.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20 gradë Celsius.

Ndërkaq në Pejë temperaturat do të sillen ndërmjet 15 dhe 22 gradë, në Prizren ndërmjet 16 e 25 gradë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriu me shpejtësi 1-7m/s. /Zëri

Më poshtë jua sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: