Raci: Nuk besoj se do ketë sanksione shtesë për Kosovën

Analisti Gazmir Raci, ka komentuar fjalimin vjetor te presidentit francez, Emmanuel Macron në fillim të kësaj sezone vjeshtore, në të cilin përmendi edhe Kosovën.

”Presidentit Macron ka folur shumë ma rëndësishëm se sa çështja e sanksioneve”.

”Ai ka folur për çështjen e Evropës për komunitetin politik evropian si një mekanizëm i ri që po krijohet në kuadër të Evropës dhe po ashtu pak a shumë ka folur edhe për idenë që edhe vet presidenti i Këshillit Evropian e ka lancuar ndoshta për mundësinë e zgjerimit të BE-së në 2030 dhe duket se brenda Bashkimit Evropian në këtë sezon të re politike ka një dinamikë të re”./klankosova