Prania e logopedëve në shkolla po vlerësohet e rëndësishme

Dy kabinete  Logopedike janë hapur në dy shkolla të kryeqytetit.

Njëra prej shkollave që është përzgjedhur të ndihmojë nxënësit që kanë ngecje në artikulimin e fjalëve është shkolla fillore Asim Vokshi në kryeqytet.

Drejtori i kësaj shkolle, Nazif Jashari tregon arsyet pse është i domosdoshëm një kabinet i tillë.

Në anën tjetër, shkolla fillore Emin Duraku posedon tash e disa kohë kabinetin logopedik. Udhëheqësi i shkollës, Visar Osmani shpalos rezultatet që kanë arritur përmes tij.

Hapjen e dy kabineteve të reja në komunën e Prishtinës e ka mundësuar Drejtoria për Mirëqenie Sociale.