Thaçi nga Haga: Duke u marrë me të kaluarën rrezikohet të humbet e ardhmja

Ka mbi dy vjet e gjysmë që kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po gjykohet nën dyshimin se UÇK-ja ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile.

Që nga ajo kohë ai në mënyrë të “deyrueshme” është tërhequr nga jeta publike në vend, mirëpo në një intervistë për “Nacionale” ai ka folur edhe për situatën aktuale në Kosovë, shkruan Zeri.info.

Ai bën thirrje që brenda sferës politike, por edhe në mes shqiptarëve në përgjithësi të ketë një unitet dhe pajtim ndëretnik e madje këtë e konsideron si çelës të suksesit për Kosonë.

“Uniteti brendashqiptar dhe investimi për pajtim ndëretnik janë çelësi i suksesit për Kosovën. Bota po lëviz dhe po ndryshon më shpejtë se sa intuitat apo agjendat tona lokale”, u shpreh ai ndër tjera.

Thaçi bëri thirrje që të mos shikohet shumë nga e kaluara, por që të shikohet nga e ardhmja, sepse tha se njerëzit kanë nevojë për një jetë më cilësore, duan zhvillim, vende pune, mirëqenie e edukim cilësor.

“E kaluara jonë nuk është sfiduese, por është fituar dhe është shumë krenare dhe me integritet, atë nuk mund dhe duhet të tentojmë ta ndryshojmë”, tha ish-presidenti ndër të tjera.

Ai më pas shton se duke u marrë shumë me të kaluarën rrezikohet të humbet edhe e ardhmja. /Zëri