Rama për bllokimin e rrugëve: Do t’i shqyrtojë propozimet e mediumeve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me përfaqësues të disa mediave për të dëgjuar propozimet e tyre në lidhje me bllokimin e disa rrugëve në kryeqytet.

Rama tha se do të analizojë propozimet e tyre dhe do ta marrë një vendim të duhur, raporton Zeri.info.

“Dëgjova me vëmendje propozimet e tyre rreth procesit të transformimit të zonës përreth dhe brenda Kampusit Universitar. U pajtuam se transformimi i kësaj zone është i domosdoshëm me qëllim të krijimit të hapsirave të reja për këmbësor, rekreacion e gjelbërim për të gjithë qytetarët.

U zotova se, bashkë me ekipin tim, do të analizojmë propozimet e tyre dhe do të bëjmë një takim të përbashkët për ta prezantuar këtë propozim i cili do shtyjë përpara procesin e transformimit të Kryeqytetit dhe qëllim tonë të përbashkët”, ka shkruar Rama. /Zëri