Kryeziu thotë se mënyra e thirrjes së seancës së sotme nxirrte konkludime para debatit

Debati parlamentar për çështjen e furnizimit me tekste shkollore të nxënësve të shkollave fillore ka dështuar të mbahet, pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk morën pjesë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se kjo seancë e jashtëzakonshme dhe mënyra se si ishte thirrur nxjerrte konkludim të debatit parlametar para se të fillonte vetë debati, raporton Zeri.info.

“Seanca e sotme, në mënyrën se si ishte ftuar, nxjerrte konkludim të debatit parlamentar, para se të fillonte vet debati. Pak sikur, së pari gjykimi mbi rastin, e pastaj hetimi për rastin”, shkroi ai.

Kryeziu madje ka aluduar se pika e rendit të ditës në seacnën e sotme do të ishte “Dështimi i Qeverisë për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit”.

“Ky ishte rendi i ditës për seancën e sotme: Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimi fillor dhe arsimit të ulët të mesëm të ulët për vitin 2023/25”, shprehet tutje ai në një postim në Facebook. /Zëri