Murati: Kushtetuesja vendosi masë pezulluese t’i mbrojë komunat nga vetvetja

Gjykata Kushtetuese sot ka marrë vendim që të pezullojë ndryshimin e ligjit për Tatimin në Pronë, që ua mundësonte komunave të falin një pjesë të barrës tatimore për vitin 2023 deri në 100 euro.

Në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se në fak Gjykata Kushtetuese me këtë mas i mbron komunat nga vetvetja, raporton Zeri.info.

“Madje për t’i shkuar ironisë deri në fund, paska pezulluar edhe vendimet që disa prej komunave tashmë i kanë marrë për faljen e një pjese të barrës tatimore. Krejt kjo në emër të parandalimit të ndërhyrjes në kompetenca të komunave.

Masa e pezullimit është vendosur deri më 30 nëntor, mjaftueshëm sa për të qenë më vonë se afati i fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë, që është me 30 shtator”, thuhet në reagimin e tij.

Ai po ashtu shtoi se “ Pra po del ajo që pata paralajmëruar për gardën e vjetër, se qëllimin e kanë që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese’”. /Zëri