Opozita lëshon sallën, s’duan ta dëgjojnë fjalimin e Nagavcit [foto]

Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ka dështuar seanca e parë e jashtëzakonshme për sesionin vjeshtor e Kuvendit të Kosovës, seancë kjo e cila është thirrur nga opozita për të diskutuar rreth çështjes së furnizimit me librat shkollor, raporton Zeri.info.

Për shkak të mungesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pra mungesës së kuorumit të nevojshëm për fillimin e seancës, ka dështuar të mbahej ajo.

LEXO EDHE: 

Dështon të mbahet seanca e thirrur nga opozita për tekste shkollore, LVV-ja nuk merr pjesë

Në sallën e Kuvendit të Kosovës ka qenë e pranishme vetëm ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Fillimisht kryeparlamentari Glauk Konjufca, i lejoi shefat e grupeve parlamentare që të flasin shkurt pasi veç ishin në Kuvend.

LEXO EDHE: 

Krasniqi Kurtit dhe deputetëve të LVV-së: Prej kujt po ikni, e turpshme që nxënësit kanë mbetur pa libra

Mirëpo, me të përfunduar fjalimin e tyre, deputetët e opozitës u larguan nga salla dhe nuk pranuan që ta dëgjojnë ministren Nagavci. /Zëri