Begaj: Dialogu me Serbinë, rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Shqipëria dhe Kosova janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon.

Ai foli edhe për dialogun, për të cilin u shpreh se është rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve.

LEXO EDHE: 

Osmani në Tiranë: Kryefjala e vizitës sime, strategjia e përbashkët me Shqipërinë për politikën e jashtme

“Shqipëria dhe Kosova janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon dhe vende kontribuuese të rëndësishme për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm”.

LEXO EDHE: 

Begaj pas takimit me Osmanin: Shqipëria mbështet Kosovën, më shumë bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe i mbështetur fuqimisht nga SHBA-ja është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve si dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të organizatës së Kombeve të Bashkuara”, u shpreh ai.

LEXO EDHE: 

Begaj Osmanit: Koordinohuni më shumë me ndërkombëtarët për tensionet në veri

Begaj tutje bëri të ditur se me presidenten Osmani diskutuan edhe për procesin e njohjeve të Kosovës.

“E sigurova presidenten Osmani për mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar me të gjitha mundësitë e saj në mënyrë konstruktive në funksion të këtij dialogu. Sa i përket procesit të njohjeve të Kosovës, ndamë mendimin se është i nevojshëm një koordinim dhe bashkërendim më i mirë i punës mes institucioneve të dy vendeve”, u shpreh tutje ai.