Deputetët e opozitës shkojnë në Kuvend, ata të pushtetit s’shihen askund [foto]

Kuvendi i Kosovës qysh në orën 12:00 është dashur që të fillojë seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohej për çështjen e librave shkollor.

Pavarësisht se seanca është dashur të fillojë që gjysmë ore, asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është në sallën e Kuvendit, shkruan Zeri.info.

Përveç deputetëve të LVV-së që janë duke munguar, në sallë nuk shihet askush nga kabineti qeveritar.

Janë vetëm disa nga deputetët e opozitës, përkatësisht ata të LDK-së e PDK-së që kanë ardhur në sallën ku mbahen seancat. /Zëri