Fillojnë punën 50 minatorë të rinj

Ndërmarrja “Trepça” përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nga sot (e hënë) kanë filluar punën 50 minator të rinj në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça - Stantërg.

Në njoftimin e saj, thuhet se Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka aftësuar profesionalisht 210 minatorë në minierat e saja.

“Pas një procedurë me konkurs të hapur, tejet meritokratik, ka arrit të punësoj 50 minatorë në minierën e Stantërg-ut. Hapja e vendeve të punës në kohën bashkohore cilësohet akt patriotik për vendin”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet në njoftim se punësimi i 50 minatorëve të rinj në ndërmarrjen Trepça Sh.A. pritet të kontribuoj në rritjen e produktivitetit në ndërmarrje dhe rritjen e mirëqenies ekonomike në vend.

“Ndërmarrja Trepça Sh.A. është zotuar se do të vazhdoj punësimin e të rinjve në njësitë e saja biznesore, me qëllim të zhvillimit ekonomik të ndërmarrjes, vendit dhe zvogëlimit të papunësisë në vend”, përfundon njoftimi.