“U vra me shtatë plumba në prani të vajzës dhe gruas”, detaje të reja për vrasjen e 48-vjeçarit që tronditi Prizrenin

Vrasja e një 48-vjeçari mbrëmë në Prizren, ka tronditur vendin.

Dëshmitarë të ngjarjes makabër mbrëmë në Prizren kanë njoftuar në adresë të Insajderit detaje lidhur me vrasjen e 48-vjeçarit, Beqir Morina.

Sipas tyre, Morina është vrarë në prani të bashkëshortes dhe vajzës, i cili është goditur me shtatë plumba nga pushka automatike.

LEXO EDHE: 

Vrasja në Prizren, Policia tregon shkaktarin

Dy dëshmitarët ka thënë për Gazetën Insajderi se dorasi me viktimën ishin komshinj mes vete.

Policia ka njoftuar se viktima ka mbetur i vdekur në vend të ngjarjes si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga arma e zjarrit, përderisa dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin mes vete.

Deri më tani, dorasi gjendet në arrati.