Vrasja në Prizren, Policia jep detaje të reja

Mbrëmë në Prizren është vrarë një person.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes që tronditi mbrëmë vendin, shkruan Zeri.info.

Sipas Policisë, deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin viktima dhe dorasi.

LEXO EDHE: 

Detaje nga vrasja që tronditi Prizrenin, ky është 48-vjeçari që u qëllua për vdekje [foto]

Po ashtu bëhet e ditur se, Policia e Kosovës tashmë ka kryer bastisje në disa lokacione të ndryshme dhe është në kërkim të të dyshuarit.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE

Prizren 03.09.2023-18:45. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor.

Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive. /Zëri